Meçi i gjigantëve, Mike Tyson dhe Roy Jones përfundoi baraz

Ka përfunduar baraz meçi i madh ndërmjet Mike Tyson dhe Roy Jones, duel ky që i takoi kategorisë së rëndë në boks.

54 vjeçari, Tyson u rikthye për të treguar një luftë të fortë me kundërshtarin e tij 51-vjeçar, Roy, meç ky që u mbyll me barazim.

Ky meç u zhvillua me 8 runde nga 2 minuta, ku në fund të dy boksierët dolën të shëndetshëm dhe ‘luftën’ e vendosën me barazim.

Kujtojmë se takimi u zhvillua në Los Angeles, pa tifozë si shkak i pandemisë.