Mediat botërore për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel: BE-ja nuk arrin t’i japë fund tensioneve

0
90

Mediat botërore kanë raportuar për takimin e djeshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel, me vlerësimin se BE-ja nuk po arrin të stabilizojë tensionin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

Gazeta franceze “France 24” raportoi se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian nuk arritën t’i japin fund konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa “Deutsche Vele” njoftoi se takimi i krizës përfundoi pa marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Juronjuz” raporton se Serbia dhe Kosova po bien dakord për bisedime të mëtejshme për uljen e tensioneve në Ballkan.

“Serbia dhe Kosova nuk arrijnë marrëveshje për uljen e tensioneve, por do të vazhdojnë të bisedojnë”, është titulli i gazetës zvicerane “Swissinfo”.

Edhe spanjollja “Elmundo” shkruan se BE-ja po dështon të vendosë mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës.

“Washington Post” shkruan se takimi i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka përfunduar pa marrëveshje.