Mediat britanike sulmojnë UEFA-n: Portugalia e Franca nuk mund të luajnë me dikë si Gjeorgjia e Kosova

Të premten u hodh shorti i UEFA-s për EURO2020. Kosova, në rast se kualifikohet, mund të luajë edhe në grupin e Vdekjes, kundër Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë.

Por, për të ndodhur një gjë e tillë, Rumania duhet të mposht Islandën në anën tjetër.

“UEFA tashmë ka promovuar EURO 2020-shin si “më të madhin ndonjëherë”, por mund të ndiheni rehat t’i jepni një fund si të doni. Për shembull: Rrëmuja më e madhe ndonjëherë?” – shkruan me ironi Independent.

Më tej, grupi i vërtetë i vdekjes nga Independent nuk quhet ai ku bëjnë pjesë Portugalia, Franca dhe Gjermania, por ai ku mund të jetë Uellsi, me Italinë, Turqinë dhe Zvicrën, transmeton Periskopi.

“Kjo sepse duke marrë parasysh që Portugalia, Franca dhe Gjermania shumë lehtë mund të përfundojnë duke luajtur me kundërshtarë si Gjeorgjia ose Kosova.” – thuhet në këtë tekst, duke nënçmuar hapur ekipin tonë kombëtar.

“Nëse kjo ndodh, do të jetë e zorshme të mos mendosh se nuk do të fitojnë të gjitha [ndaj Kosovës apo Gjeorgjisë].”

Për këtë ‘rrëmujë’, Independent kritikon ish presidentin e Uefa-S, Michel Platinin.