Mediat serbe reagojnë për pritjen e anglezëve në Prishtinë

“Anglezët u pritën në Prishtinë si miq të shkëlqyeshëm, me flamujt e këtij vendi dhe një flamur të madh si mbështetje për Raheem Sterling, i cili së fundmi ishte nën sulmin racist”.

Kështu ka filluar shkrimin e saj media serbe ‘Blic’ për mirëpritjen që iu bë në Prishtinë futbollistëve dhe tifozëve anglezë për ndeshjen që do të zhvillohet sot në mes dy kombëtareve.

Ashtu si mediet serbe, për këtë mirëpritje të jashtëzakonshme kanë shkruar edhe media të njohura botërore si ‘The Daily Mail’ dhe ‘BBC’, të cilat kanë shkruar për sloganin e njohur mirëpritës ‘Mirë se erdhe vëlla’, duke përmendur kështu që është një pritje krejtësisht e ndryshme nga ajo që iu është bërë në Malin e Zi dhe në Bullgari, duke u bërë kështu lojtarët e skuadrës angleze pre e abuzimeve raciste.

Ndeshja që do të zhvillohet sot nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Anglisë, nuk është tjetër veçse një ndeshje mikpritëse, pasi që është loja e fundit që Kosova do të zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, ku renditet në vendin e tretë të grupit A, transmeton gazetametro.

Nga ky grup Anglia bashkë me Çekinë kanë siguruar kualifikimin në këtë kampionat, ndërsa Dardanëve i mbetet të luajnë play off’in e Ligës së Kombeve, si mundësi kualifikimi në “Euro 2020”.

Lini një Përgjigje