Mediat serbe të mahnitura me Rashicën, ja me cilën figurë e krahasojnë

Duket se mediat serbe, janë të mahnitur nga loja e lojtarit kosovar, Milot Rashica i cili sot ka shënuar një supergol në fanellën e Werder Bremenit në sfidën e humbur thellë ndaj Bayern Munich me rezultat 6:1.

Duket se supergoli i tij ka bërë bujë të madhe edhe në mediet serbe të cilat e kanë vlerësar golin e yllit shqiptar derisa e kanë cilësuar shpejtësinë e tij me xhamajkanin Usain Bolt dhe gjuajtjen e Ronaldos.

Goli i Rashicës i ngjasonte mjeshtrive më të mëdhenj të futb0llit. Ai mori një top në mesin e fushës duke bërë një lëvizje përfekte para goditjes së fortë për ta dërguar topin në rrjetin e Neuerit. Shpejtësia e tij ngjasonte Boltit’ ndërsa gjuajti si Ronaldo, ka shkruar portali serb Telegraf.rs.

‘Topi ishte aq i fuqishëm sa portieri gjerman nuk mundi të bëjë asgjë’, përfundoi shkrimin portali serb.