Mediumi francez i mahnitur nga Kosova: Një fuqi e papritur në sportin e xhudos

Shteti më i ri në Evropë Kosova vlerësohet të jetë njëra prej fuqive më të mëdha në sportin e xhudos, duke arritur suksese të jashtëzakonshme në krye me kampionen olimpike Majlinda Kelmeni.

11 vite pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia dhe në Lojërat Olimpike të para, suksesi i Kelmendit në “Rio 2016” ngjalli entuziazëm të madh te populli i Kosovës, shkruan mediumi francez “France24”, përcjell Zëri.info.

Kelmendi vazhdimisht kërkon të fitojë medalje të arta dhe këtë synoi ta bëjë edhe në Kampionatin Botëror të xhudos në Tokio, garë në të cilën ajo fitoi vetëm medaljen e bronztë.

Suksesi i Kosovës në xhudo është drejtuar nga trajneri Driton Kuka në qytetin e Pejës, ku ai ka themeluar një klub të xhudos me vëllezërit e tij.

“Jam e sigurtë se nëse nuk do të ishte Driton Kuka, Kosova nuk do t’i shijonte këto medalje sot, sidomos medaljet olimpike”, ka thënë Majlinda Kelmendi për “AFP”.

Kelmendi e cila ka në pronësi edhe tituj evropian, është ylli më i ndritshëm në skuadrën e Driton Kukës.

Por, ajo nuk është e vetme tani.

Driton Kuka në dispozicion edhe yjet si Distria Krasniqi, e cila është kampione e botës për juniorë, si dhe Nora Gjakoën, e cila ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian.