Mehaj: Lufta e dëshmorëve të jetë udhërrëfyes për ne, rinisë i kam thënë mësojeni historinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, ka kërkuar nga të rinjtë të mësojnë historinë e lavdishme të vendit tonë.

Ministri Mehaj në një pronocim për Kosovapress tha se datat 5, 6 dhe 7 mars tregojnë idealet kombëtare të Kosovës.

Mehaj tha po ashtu se gjaku i dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes për çdo shqiptar.

“5, 6 dhe 7 marsi çdo vit na mbledh, bashkon e na tregon për idealet kombëtare nacionale. Dashtë Zoti ne ecim në rrugën e dëshmorëve dhe atëherë nuk ka hapësirë as për gabim. Rinisë i kam thënë prej ditës parë, mësoni historinë, atëherë dihet vlera edhe e familjes, shtetit dhe kombit”, theksoi Mehaj.

Mes tjerash, Mehaj tha si komb njihemi për tri lufta, por sipas tij lufta fundit e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare.

“Edhe lenden e historisë do e fusim për edukatë nëpër shkolla, do e nisim sivjet dhe e inkurajoj rininë të mësojnë më shumë për historinë tonë të lavdishme. Si komb njihemi për tri lufta, lufta fundit është UCK, që na bënë krenar çdonjërit e që ne sot e gëzojmë këtë liri”, tha Mehaj.

5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë rezistencën e familjes Jashari në Prekaz, e cila u sulmua nga forcat e okupatorit serb. /KP