Mehmetaj akuzon se gruaja tentoi ta vrasë, familjarët e Arlindës thonë të kundërtën

0
842

Tre ditë pas festave të fund vitit, mbrëmjen e 3 janarit është sulmuar në tentim për vrasje ish-pronari i TV Era, Abdulla Mehmetaj nga bashkëshortja e tij, Arlinda Memetaj. Kështu së paku thotë vet Mehmetaj, ndërsa për gazetën KOHA thotë se ngjarja ka ndodhur në ora 02 e 40 minuta pas mesnate, më 3 janar.

Derisa çifti si zakonisht ka qenë duke fjetur, Abdulla Mehmetaj thotë se gjumin ja ka nxjerrë jastëku mbi fytyrën e tij, ndërkohë që ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ka qenë i lidhur me litarë, nga këmbët dhe duart. Për fat të mirë, thotë.ai, ka arritur të çlirohet dhe derisa kishte marrë veten nga goditjet e marra dhe shtrëngimet në frymëmarrje, duke zbritur në katin përdhesë të banesës ku banojnë në një lagje të Shkupit ai përsëri është goditur nga Arlinda Memtaj me çekan disa herë në kokë, nga ku viktimës i janë shkaktuar të çara në kokë.

Në prononcim për gazetën KOHA, Abdulla Memetaj thotë se për momentin ndodhet i shtrirë në spital, jashtë rrezikut për jetë dhe konfirmo rastin në fjalë. Sipas tij, arsye e kësaj ndodhi ka qenë pasuria e tij. Ai gjithashtu thekson se në marrëveshjen pronësore dhe të pasurisë me Arlindën nënvizohej kushti që ajo të kujdeset për të deri sa të jetë gjallë.

Por, ndryshe nga viktima, familjarët e Arlindës në prononcim për KOHA, thonë se është pikërisht Abdulla Mehmetaj që ka sulmuar dhe rrahur Arlindën, e cila gjithashtu gjendet e shtrirë në spital. “Për shkak të problemeve 20 vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrahet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ikë te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me trauma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës”. Ndërkohë, KOHA merr vesh se po vazhdojnë hetimet e policisë dhe Prokurorisë dhe se shumë shpejt do të ketë epilog rasti në fjalë./koha.mk