Melinda Ademi sjell klipin e ri “A po don pak”

0
530

Melinda Ademi ka lansuar sot këngën e paralajmëruar më herët “A po don pak”.

Këngëtarja 23-vjeçare nga Mitrovica, e cila jeton në SHBA, është bërë e famshme në vitet 2012 dhe 2013, kur mori pjesë në sezonet 11 dhe 12 të American Idol.

Ajo u rrit në qytetin Yonker dhe që nga fëmijëria ishte e prirë për muzikë, dhe gjithmonë ëndërronte të bëhej një ditë artiste.

Pas famës së saj në 2012 dhe 2013, Melinda debutoi me këngën e saj Purr në 2015.

Ajo ka një numër të mirë të ndjekësve në platformat e mediave sociale sidomos në Instagram – 850,000, derisa në Youtube ka 50,000 abonentë.

Ndër hitet tjera të saj janë edhe ‘Pika pika’ dhe ‘Çifteli’, të cilat kanë mbi 26 milionë shikime së bashku në YouTube.