Memli Krasniqi: S’ka marrëveshje me Kurtin, para tij u takova me kolegët opozitarë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar të ketë arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti në takimin e fundit të tyre.

”Nuk është e vërtetë, e para e punës për t’u arritur një dakordim të kërkesës sonë… Unë nuk i hezitoj takimet më askënd, ne jemi oponentë politik por edhe në situata të kaluara ne me oponentë kemi bërë edhe marrëveshje. Sot apo para dy ditëve ne nuk kemi bërë asnjë lloj marrëveshje. Kurti e ka bërë ftesën për të biseduar për agjendën legjislative, unë e bëra të qartë që po shkojë për zgjedhje, për çfarë po flasim sot? Për agjendën e kemi përmend nga pak. Por çfarë do të diskutohet në vijim, është vetëm një teme e rëndësishme është mënyra dhe shpresoj unë arritja e pajtueshmërisë së gjerë politike për të shkuar në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi për tv dukagjini.

Kreu i PDK-së ka treguar se ka pasur fillimisht edhe takime me kolegët e tij të opozitës, duke përfshirë secilin prej tyre.

“Nuk e kam takuar Kurtin të parin, i kam takuar kolegët e opozitës para tij, secilin prej tyre dhe u kam kërkuar që të bëhemi bashkë si iniciativë opozitare që të kërkojmë shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme. Unë e konsideroj njeriun më të duhur Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër. E kam propozu datën 9 qershor për zgjedhje të parakohshme”.

Lini një Përgjigje