Memorandum mirëkuptimi me Korpusin e Paqes

0
321

Zv.ministri i Arsimit, Sportit e Rinisë, Redi Shtino mirëpriti në COD (Center For Openness And Dialogue Drejtoreshën e Përgjithshme të Peace Corps)  Jody Olsen dhe drejtoreshës të Peace Corps Albania, Kate Backer për të nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit mes Korpusit të Paqes dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky memorandum garanton vijimin e bashkëpunimit në fushat e edukimit në gjuhën angleze, promovimin e edukimit shëndetësor dhe atij organizativ e komunitar, si dhe forcimin e lidhjes midis Korpusit të Paqes dhe Drejtorive Arsimore Rajonale e lokale për të zbatuar projekte në dobi të komunitetit./atsh