Mënyra e pagesës së lehonisë pengesë për punësimin e femrave

0
368

Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon. Kështu u tha në Odën e Afarizmit të Kosovës, në një konferencë për medie, ku u kërkuar që të ndryshohet Ligji për lehoninë.

Sipas zyrtarëve të Odës, një prej arsyeve që po e pengon rritjen e punësimit të femrave është se bizneset nuk i marrin parasysh për punësim për shkak të pagesës së lehonisë dhe për shkak të detyrimit të bizneseve që të paguajnë dy paga për një vend pune. Rreze Cana nga Oda e Afarizmit, ka thënë se Kosova është përpara me ligje, por prapa me zbatimin e tyre.

Ajo ka thënë se në vend vetëm 12 përqind e femrave janë të punësuara.

Oda e Afarizmit kërkon që në Kosovë të rregullohet Ligji i Punës për pushimin e lehonisë, si në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Kroaci , Gjermani dhe shtetet tjera ku pushimi i lehonisë të mbulohet nga Qeveria.