Mënyra perfekte për të zierë lehtë dhe shpejt fasulet

Të thjeshta, të shëndetshme dhe gatimi më ekonomik, fasulet janë receta sekrete e çdo amvise shqiptare.

Të dish si t’i përgatisësh fasulet në mënyrën e duhur të ndihmon të shmangësh gabimet e zakonshme.

Ndonjëherë fasulet nuk zjejnë tamam, ndonjëherë zbuten e pothuaj treten kur gatuhen.

AgroWeb.org ju sjell në këtë artikull mënyrën më të mirë për të përgatitur çdo herë fasulet perfekte.

Përpara se të filloni
Një hap kyç në përgatitjen e fasuleve është të dini vjetërsinë e tyre.

Dhe pse fasulet qëndrojnë deri në dy vite, sugjerohet që t’i gatuani brenda vitit.

Përpara se t’i përdorni për gatim duhet t’i shpëlani me ujë të bollshëm për çdo papastërti, si dhe të qëroni ato që mund të jenë të prishura.

Vjetërsia e fasuleve ndikon drejtëpërdrejtë në kohënzgjatjen që nevojitet për t’i lënë në ujë.

Zbutja në ujë
Lënia e fasuleve në ujë shkurton kohën e përgatitjes si dhe i bënë ato më të lehta për t’u tretur.

Nëse shtoni dhe kripë në ujë do të, pra të formoni një lloj shëllire, do të mundësoni që lëkura e fasuleve të cachet më shpejt.

Zbutja në ujë gjatë natës
Lënia e fasuleve në ujë, është një metodë e vjetër e të gjitha amvisave shqiptare.

AgroWeb.org ju këshillon se mjafton që t’i hidhni fasulet në një enë dhe t’i mbuloni me ujë, dhe të shtoni dhe një lugë gjelle me kripë për çdo 500 gr me fasule.

Lërini në ujë përreth 4-12 orë. Më pas mjafton që t’i kulloni dhe t’i përdorni për recetën tuaj.

Ka mendime që përdorimi i kripës në ujin ku zhyten fasulet, nuk i lejon ato që të zjejnë plotësisht.

Por në të vërtetë ndodh që ose fasulet kanë qenë të vjetra dhe kanë kërkuar shume kohë të zbuten, ose as nuk janë zbutur.

Si dhe uji i shtëpisë suaj mund të jetë i pasur me shumë minerale të cilët i japin atij një fortësi, dhe nuk lejojnë zbutjen e këtyre bishtajoreve.

Megjithatë, për të anashkaluar dilemën nëse kripa ndikon apo jo vërtetë në kohën e zierjes së fasuleve mund të zbusni fauslet në ujë dhe sasinë e kripës shtojeni në fillim apo në fund të gatimit, sipas preferencës.

Zbutja e shpej
Një tjetër metodë është zbutja e shpejtë, e cila mundëson që të përgatisni recetën tuaj vetëm në disa orë pa sakrifikuar shijen apo teksturën e fasuleve.

Vendosini fasulet në një tenxhere të mbuluara afërsisht 4 gisht me ujë.

Tenxheren lëreni në zjarr derisa të zjejë. Pasi të kenë vluar, hiqini nga zjarri dhe lërini në ujë dhe për një orë.

Kullojini, shplajini dhe vazhdoni me recetën tuaj.

Ose mos i zbusni në ujë
Ky është një sekret që mundet dhe të mos e dini: mund t’i gatuani fasulet dhe pa i zbutur në ujë.

Mjafton që t’i shtoni në tenxheren ku keni vendosur të përgatisni recetën tuaj, dhe t’i lini dhe për një orë ose dy duke zierë.

AgroWeb.org ju këshillon që të keni kujdes me sasinë e ujit, pasi me kalimin e kohës ai do të avullojë.

Herë pas here shtoni ujë, lëng perimesh apo mishi aq sa fasulet të jenë gjithmonë të mbuluara.

Vazhdoni me këtë proces derisa ato të jenë gati.

Gatimi i fasuleve me tenxhere të zakonshme
Vendosini fasulet në një tenxhere hidhini ujë derisa të mbulohen plotësisht, dhe kalojini në zjarr të ngadaltë.

AgroWeb.org ju sugjeron që t’i përzjeni shpesh, që të mos lejoni ngjithjen e tyre në fund të tenxheres.

Nëse ato bien në fundin e tenxheres do t’u çahet lëkura dhe fasulet do të zbuten tej mase.

Duke rezultuar në një pjatë ku disa kokrra janë më të forta se të tjerat.

Në varësi të vjetërsisë së fasulet kohëzgjatja e zjerjes së tyre lëviz nga 1-2 orë për fasulet e reja dhe në 3-4 orë për fasulet e vjetra.

Gatimi me tenxhere me presion
Për këtë metodë, vendosini fasulet e zbutura në ujë ose jo në tenxheren me presion të mbuluara me ujë.

Shtoni kripë, dhe erëzat që ju prefereoni, një lugë gjelle me vaj ulliri, i cili do të parandalojë bllokimin e valvulës së presionit të avullit.

Zjejini përreth 5-10 minuta në zjarr të lartë për fasulet e vogla, dhe rreth 35-40 për fasuet e mëdha si dhe pllaqitë.

Por AgroWeb.org ju këshillon që të tregoni kujdes, pasi nëse i keni lënë në ujë për t’i zbutur do të përgatiten më shpejtë.

Si të kuptoni nëse fasulet janë gati?
Mjafton që me ndihmën e një luge të merrni disa kokrra dhe të shikoni nëse lëkura e tyre është rrudhur.

Më pas provojini, kur janë gati, ato duhet të jenë të buta deri në qendër, por jo të jenë zbutur sa të humbasin formën.