Mërgata zvicerane sjell karrige e banka në Ferizaj (video)

70 banka dhe 80 karrige i janë dhuruar shkollës fillore “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër të Ferizajt.

Krejt kjo erdhi me kontributin e mërgatës shqiptare, të cilët mblodhën fonde që ta ndihmojnë këtë mësonjëtore.

Donacioni erdhi nga shoqata humanitare CreAction Geneve, njofton Klan Kosova.