Merkel e sheh problematike bllokimin e Trump nga Twitter-i

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e sheh përjashtimin e presidentit amerikan, Donald Trump, nga Tëitter-i problematik, sepse iu jep shumë fuqi udhëheqësve të mediave sociale.

Trump-it iu bllokua llogaria e tij personale në rrjetin e lartpërmendur social të premten me arsye “rrezikun për nxitje të mëtejshme të dhunës”, pasi përkrahësot e tij u futën në objektin e kongresit dhe të përfaqësuesve të popullit.

“E drejta fundamentale mund të ndërhyhet por përmes ligjit dhe brenda kornizave të përkufizuara nga legjislatura, dhe jo sipas vendimit të menaxhmentit të platformave të mediave sociale”, ka thënë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.