Merkel: Nuk mund ta premtoj hapjen e negociatave me Shqipërinë, Serbia duhet të bëjë përparime me Kosovën

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një takim virtual me parlamentarët e vendeve anëtarë dhe kandidate të BE-së, është shprehur skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë qysh këtë vit.

“Në rastin e Shqipërisë çështja është pak më ndryshe. Me gjithë përparimet, nuk mund të premtoj se do të ndodhë që këtë vit, por shumë shpejt”, ka thënë Merkel.

“Sa i përket Serbisë, ajo duhet të bëjë përparime në marrëdhëniet e saj me Kosovën”,

Merkel ka ritheksuar se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, raporton DeutscheWelle.

Merkel është shprehur se shpreson që të hapë konferencën ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut qysh këtë vit. Ajo tha se shpreson që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta mënjanojnë grindjen e tyre.