Merret peng një i ri në Shqipëri, e fusin me dhunë në veturë

0
324

Një person është rrëmbyer në Kamëz të Shqipërisë.

Policia bën me dije se gjatë një konflikti, disa persona e kanë rrëmbyer një të ri dhe janë larguar me një veturë.

Njësitet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të veturës i cili është larguar me shpejtësi.

“Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt”, ka njoftuar Policia.