Merrnin makina me qira për të kryer vjedhje, arrestohen të rinjtë nga Rrogozhina

0
348

Dy të rinj nga Rrogozhina janë arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar “Rent”.

Ata akuzohen për kryerjen e të paktën 11 vjedhjeve në zonë, ndërsa njëri prej tyre ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Ata përdornin një automjet të marrë me qira për të kryer grabitjet e tyre.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga qytetarë se ishte tentuar të vidhej banesa e një shtetasi, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune të mirëorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje) dhe A. H., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.