Mes lotësh e dhimbjes i jepet lamtumira e fundit Arian Dacit

0
272

Qindra qytetarë, familjarë, miq e përfaqësues institucionesh, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën të shtunëm nga një ortek i borës gjatë skijimit në Brezovicë.

Varrimi i zëvendësministrit Arian Daci, që ishte djali i vetëm i Nexhat Dacit – Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, u bë në varrezat e qytetit në “Arbëri”.

Sot gjatë ditës janë mbajtur homazhe dhe mbledhje komemorative për të nderuar Dacin.

Për të nderuar figurën e zëvendësministrit Daci, shumë qytetarë dhe udhëheqës institucionesh shtetërore, deputetë dhe personalitete të tjera publike kanë bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, nën patronazhin e kryeministrit Ramush Hardianaj, për Dacin u mbajt mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar.

Në këtë mbledhje, kryeministri Haradinaj tha se vdekjen e Dacit “Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm, Prishtina e humbi një djalë të ri një qytetarë shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, tha se lajmi për ndarjen e tij nga jeta, është tronditës.

Ndërsa, Edmond Ademi, ministër i Diasporës në Maqedoni, tha se është vështirë të gjejë fjalët e duhura në këso raste.

Arian Daci, 40-vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje. Ai la pas vetës gruan dhe dy fëmijë.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.