Mesazh kërcënues Dritan Abazoviçit: Do të vritesh nëse bashkëpunon me çetnikët

Në një mesazh kërcënues, Abazoviç u tha se do të vritej nëse bashkëpunon me çetnikët në krijimin e qeverisë së re malazeze, raporton rtcg.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia, shkruan Telegrafi.