“Mësiti” i Rashicës për transferim tek Werderi

Një gjë që të gjithë ia kanë zili shqiptarëve është lidhja që ata ndërtojnë mes vete, posaçërisht kur gjenden në mërgim.

Ka shumë histori se si shqiptarët me aq sa kanë mundësi ia zgjatin dorën njëri-tjetrit, teksa punojnë dhe veprojnë jashtë shtetit të Kosovës.

Milot Rashica ditë më parë kaloi te Werder Bremeni nga Vittese në një transferim për rreth tetë milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2020, shkruan Telegrafi.

Normalisht që kjo bëri krenarë gjithë shqiptarët në gjithë botën, por definitivishtë më së shumti Burhan Mahmutajn, i cili tash e disa kohë e ka ëndërruar këtë transferim.

>Rashica duke u prezantuar si lojtar i klubit gjerman

Shqiptari nga Kosova që jeton dhe punon në Werder tash e shumë vite, por me prejardhje nga Istogu, mund të jetë njeriu që qëndron pas këtij kalimi të madh.

40-vjeçari një tifoz i madh i Werderit dhe i futbollit kishte kohë që ishte i njohur me talentin e Rashicës, që nga KF Vushtrria e pastaj te Vittese. Duke parë paraqitjet e mira të yllit të Përfaqësueses së Kosovës, ai vendosi të punojë në drejtimin që dëshirën e madhe ta shikojë 21-vjeçarin në fanellën e gjelbër të klubit gjerman ta bëjë realitet.

Ishte viti 2016, kur Miloti ishte duke shkëlqyer me klubin holandez (tetë gola në sezonin e parë në Eredivise) dhe Burhani si një tifoz vendosi të kontaktojnë klubin e Wederit, në një intervistë për Telegrafin ai ka treguar se si ndodhi kjo:

“Së pari kontaktova në telefon klubin, i kërkova atyre që të vëzhgojnë Milot Rashicën dhe më pas ta blejnë. Ata më thanë që t’i dërgoja më shumë informata dhe unë e bërë këtë nëpërmjet një faksi”.

Faksi që mendohet se e bëri klubin e Werderit të kthejë sytë nga Rashica

“Në atë kohë nëpërmjet letrës iu drejtova trajnerit Frank Baumann që ta blejë Rashicën para se klubet tjera ta zbulojnë”.

“Tani dy vite më vonë që kjo ndodhi jam shumë krenar që Miloti ka mundësinë të luajë në një klub të madh gjerman. Nuk jam kontaktuar ende, por në telefonatën e atëhershme klubi më ka pas thënë se në rast se e blejnë lojtarin do të më lajmërojnë. Unë jam duke e pritur këtë dhe besoj se do ta bëjnë, por rëndësi ka fakti që tani kam mundësinë ta shikojë Rashicën te Bremeni. E them këtë pasi emri i Kosovës dhe i sportit në përgjithësi do të marrë jehonë më të madhe”, ka thënë Burhani për Telegrafin.

Koha kur punonte te Weser-Stadion

Vlen të theksohet se tifozi shqiptar në fjalë ka punuar nga viti 1996-2001 te klubi i Werderit për të mbajtur sigurinë në stadium, ndërsa tani këtë punë e bën në një kompani në Munchen. Atij shpesh herë i bie të kujdeset për persona të rëndësishëm, një nga ata është edhe Arnold Schwarzenegger.

Shqiptari tregon se atij shpesh herë i është besuar të ruajë nga afër Arnold Schwarzeneggerin

Për faktin në fjalë ka folur edhe drejtori sportiv i klubit të Wederit, Frank Baumann.

“Ne marrim shumë rekomandime selektive, të cilat pastaj i përdorim në departamentin e zbulimit. Rashica ka luajtur në një vend fqinj dhe ka kohë që e kemi pasur në listë”, ka thënë Baumann per Bild.

Në gjithë këtë një gjë është e sigurt dhe e pamohueshme, shqiptari Burhan Mahmutajt, e parashikoi në një mënyrë se Rashica një ditë do të kalojë te Werderi. /Telegrafi/

Një foto me djalin e Arnold Schwarzeneggerit, Patrick-un