Mësohet identiteti i të dyshuarit dhe të plagosurit në Pejë

Azem Uka, i njohur në Pejë si ‘Azem Sakica’, është personi që dyshohet se e trazoi qytetin para pak minutash, raporton Gazeta Sinjali.

Pasi ka qëlluar disa herë me armë, Uka ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq Sinjali mëson pas të shtënave me armë, i plagosur ka mbetur Kushtrim Krasniqi.

Ai momentalisht gjendet jashtë rrezikut për jetë, derisa po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë Rugova.