Mësohet se nga është personi i infektuar sot me koronavirus

Personi i 20-të i infektuar me koronavirus është motra e llapjanit, i cili ishte infektuar ditë më parë.

Burime të Gazetës Sinjali, e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për motrën e personit nga Dumnica e Podujevës të infektuar me koronavirus.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe IKSHPK-ja, të cilët kanë bërë të ditur se edhe një person ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus gjatë ditës së sotme, duke shkuar në 20 numri i të prekurve.

Në Podujevë deri më tani janë tre persona të infektuar me koronavirus, baba 85 vjeçar, i biri i tij 62 vjeçar dhe motra e tij nga fshati Bradash i Podujevës.

I infektuari i pari në Podujevë ishte 62-vjeçari, i cili kishe ardhur nga Italia ditë me parë.

Lini një Përgjigje