Mësohet shuma marramendëse e fituar nga McGregor për vetëm 40 sekonda (video)

0
230

Conor McGregor do të fitojë të paktën tre milion dollarë nga ngjarja kryesore e tij UFC 246 me Donald Cerrone, ndërsa të gjitha përfitimet nga kjo luftë pritet të shkojnë deri në 80 milionë dollarë apo 72.13 milionë euro.

Luftëtari irlandez ka arritur të fitojë pas vetëm 40 sekondave përballjen me amerikanin Cerrone, në takimin e zhvilluar në Nevada.

Përveç rikthimit me fitore në UFC pas 15 muajve, McGregor ka fituar shumë edhe materialisht.

Lufta me Cerronen mund të mos sjellë saktësisht llojin e pasurive që ai fitoi ndaj Floyd Mayëeather, por sigurisht që është një shumë e madhe.

Sipas Komisionit Atletik Shtetëror të Nevada (NSAC), McGregor do të marrë një shifër bazë prej 3 milion dollarëve nga UFC, ndërsa kundërshtari i tij do të marrë vetëm 200 mijë dollarë.

“Unë jam duke vlerësuar se do të kem rreth 80 milionë fitime. Me Khabib Nurmagomedov bëra 50 milion dollarë”, ka thënë McGregor.

Edhe gazetari i njohur britanik Piers Morgan ka konfirmuar një gjë të tillë në një postim të tij, ku ka thënë se një milionë i McGregorit kushton dy milionë dollar.

40 sekonda janë mjaftueshëm për fitoren e McGregor (video)