Mësoni se kur do të hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Real Madrid, Liverpool, Roma dhe Bayern Munich janë skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve.
UEFA ka zyrtarizuar datën dhe orën për tërheqjen e shortit të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve.Mirëpo, UEFA bëri një gabim, ku njoftoi në faqen e tyre zyrtare se shorti i gjysmëfinales do të zhvillohet të premten në orën 12:00, sipas orës të Evropës Qendrore.

Mirëpo ky njoftim i UEFA-s po konsiderohet si një gabim, pasi në Nyon të Zvicrës koha matet (CEST) dhe jo (CET).

Pra, shorti i fazës së parafundit të garës do të fillojë të premtën më 13.04.2018, nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës.

Ndërsa, shorti i Europa Ligës do të mbahet një orë më vonë në po të njëjtin vend.

Gabimi i UEFA-s shkaktoi shumë bujë në rrjetet sociale.