Messi me tri gola të jashtëzakonshme në fitoren e lehtë të Barcelonës ndaj Betisit (video)

Barcelona nuk ka të ndalur në La Liga. Me fitoren e sontme ajo ka thelluar diferencën ndaj Atletikos në 10 pikë.

Barcelona e ka mposhtur Real Betisin në javën e 28-të me rezultat,  1 – 4.

Messi ishte i jashtëzakonshëm sonte, duke arritur që të realizonte het-trik (18’, 45’+2 dhe 85’) dhe atë secili gol më i bukur se tjetri.

Luis Suarez arriti të futej në listën e golashënuesve, duke realizuar në minutën e 63’-të.

Real Betis arriti ta shënonte golin e nderit, duke shënuar me anë të Loren (82’)

Shikojeni videon me zhvillimet më interesante të kësaj ndeshjeje dhe golat:

https://streamable.com/jlv0d