Messi thyen heshtjen, flet pas eliminimit nga Liverpool

Eliminimi shokues i Barcelonës nga Liverpool në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve kanë lënë shije të keqe te ‘Katalanasit’.

Një vit më parë ata pësuan të njëjtin kapitullim, por përballë kishin Romën. Nga këto humbje, edhe Leo Messi e ka përjetuar rëndë.

Ylli argjentinas teksa largohej nga aeroporti i Liverpoolit, u kritikua nga shumë tifozë por që sigurisht e kishin nga zemërimi i madh.

‘’Dhemb më shumë se çdo herë’’, tha fillimisht fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë.

‘’Duhet të jemi më të bashkuar se kurrë, është koha që ta lëmë pasë atë eliminim’’, përfundoi Messi.

Barcelona është në garë edhe për një trofe, pasi fitoi La Liga-në. ‘Blaugranasit’ do ndeshet në finalen e Kupës së Mbretit me Valencian.