Messi vendos rekord të ri historik në La Liga

Lionel Messi e ka kaluar Iker Casillasin si futbollisti më me së shumti fitore në histori të La Ligës, duke i ndihmuar Barcelonës ta bëjë një hap të madh drejt titullit pas fitores 2:0 ndaj Atletico Madridit të shtunën.

Atletico i bëri katalonasit të djersiteshin mirë për t’i fituar tri pikët e plota, edhe pse luajti pa Diego Costan shumicën e ndeshjes, pasi sulmuesi spanjoll u përjashtua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Barca nuk mundi ta thyejë akullin deri në minutën e 84-të, kur Luis Suarez shënoi gol fantastik nga largësia, pasi deri në ato momente Jan Oblak ua kishte mohuar golin atij dhe Messit.

Messi doli në skenë vetëm dy minuta më vonë, duke shënuar gol të mrekullueshëm duke e lënë të shtangur Oblakun.

Kjo është fitorja e 335 për Messin në ligën elitare spanjolle, që nënkupton se argjentinasi ka më shumë fitore së çdo futbollist tjetër në histori të ligës.

Mbajtës i këtij rekordi ishte Iker Casillas, i cili kishte regjistruar 334 fitore gjatë karrierës së tij të gjatë dhe të shquar në portën e Real Madridit.

Leos, megjithatë, i janë dashur vetëm 447 ndeshje për ta arritur këtë rekord të ri, krahasuar me 510 takime sa iu deshën Casillasit, që nënkupton se ai i ka fituar 75 për qind të ndeshjeve për Barçën.