Messi zbulon golin e shënuar për Barçën që nuk do ta harrojë kurrë (Video)

Goli i parë në La Liga në fanellën e Barcelonës i shënuar kundër Albacete, është goli që Lionel Messi nuk do ta harrojë kurrë.
31 vjeçari, fundjavën e kaluar arriti në numrin e 400 golave të shënuara në fanellën e Barcelonës në elitën e futbollit spanjoll. Në mesin e këtyre 400 golave, Messi ka shënuar gola të jashtëzakonshëm, duke filluar nga loja, gjuajtjet e lira, me kokë, në El Clasico ndaj Real Madridit…. e kështu më radhë.
Por, goli i parë i shënuar ndaj Albacete, i cili është i pari në La Liga për fanellën e Barcelonës, është goli që Messi nuk do ta harrojë kurrë. “Golin e parë kundër Albacete pas asistimit të Ronaldinhos nuk do ta harrojë kurrë”, ka deklaruar Messi, përcjell ‘lajmi.net’.
Messi tutje ka thënë se të gjithë golat janë të veçantë, duke filluar prej atyre të shënuar ndaj Real Madridit dhe skuadrave tjera të mëdha në La Liga.