Meta i përgjigjet Ramës

Kreu i Shtetit, Ilir Meta i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e këtij të fundit se po shkel Kushtetutën me mos dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Meta shkruan se Presidenti është në krye të detyrës dhe se ka ikur koha kur ligji shkelej me të dyja këmbët.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

NO MORE FAKE STATE. Shqipëria e para”, shkruan Meta.