Meta: Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se është vendimtare që të rifillohet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të synimit të marrëveshjes përfundimtare.

Postimi i plotë i tij:

Vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. #OSCE #OSCEPA