Meteorologët, moti bën kthesën e madhe pas mesjavës

Deri në mesjavë, moti mbetet i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme, më të theksuara në zonat Jugore – Juglindore, herë pas here në formë rrebeshi.

Që nga dita e enjte dhe në vijim pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke sjellë motin e kthjellet dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit deri të enjten do të luhaten nga 11⁰C – 31⁰C.

Por dita e premte dhe fundjava sjell rritje graduale të tyre duke bërë që termometri të ngjitet deri në35⁰C.