MI: Nuk ia zgjatëm “Bechtel&Enka-s” afatin e punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi”

0
364
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka reaguar ndaj një komunikatë te KDI-së, lidhur me vazhdimin e afatit prej 152 ditësh kompanisë “Bechtel&Enka” për kryerjen e përfundimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi”.
Në reagimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) thuhet se “Kontrata për realizimin e Projektit të autoudhës ‘Arbën Xhaferi’ ka qenë e planifikuar të përfundonte në janar të vitit 2018. Duke parë se një gjë e tillë është e pamundur, për shkaqe të njohura tani për publikun, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me 27 shtator 2017, kishte zgjatur kohën për përfundimin e këtij projekti deri më 31.12.2018, ndërsa shpenzimet për këtë zgjatje do të përcaktoheshin më vonë”.
“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 5 qershor 2018 për akordimin e shumës prej 53,1 milionë euro, në emër të kontratës së datës 27 shtator 2017, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit me datë 5 shtator 2018, ka nënshkruar një aneks të kontratës për përcaktimin e afateve kohore të pagesës së kësaj shume, e cila pritet të paguhet në këste të barabarta deri me 1 qershor 2019”, thuhet në komunikatë.