Migrimi po zbraz shkollat e Kosovës

Një numër shkollash në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin e tyre me rënien e numrit të nxënësve për shkak të ikjes së qytetarëve nga Kosova.Drejtuesit e Shkollës fillore “Anton Zako Çajupi” dhe shkollës “Shaban Idrizi”, thanë vetëm brenda dy viteve të fundit dhjetarë nxënës të tyre tashmë e kanë braktisur mësimin dhe janë zhvendosur jashtë Kosovës.

Ata thonë se në të ardhmen do të përballen edhe me përmbushjen e normës së orëve mësimore.Tueda Ibrahimi po përjetonte çaste të vështira teksa përshëndetej me shokët e shoqet e klasës…Bashkë me familjen u largua nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë. Ky fat pritet që t’i përcjell edhe nxënësit e tjerë të shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”, në Mitrovicë. Rrugën e mërgimit pritet që shumë shpejt ta marrin edhe Seula Treca dhe Lorena Cimini.

Vetëm gjatë këtij viti 15 nxënës u larguan nga kjo shkollë, thonë drejtues të saj. Mësimdhënësja Qëndresa Asllani thotë se kjo situatë nuk është e mirë as për nxënësit as për mësimdhënësit. Përshëndetjen me nxënësit që po migrojnë drejt vendeve perëndimore, e cilëson si vështirësinë më të madhe gjatë gjithë karrierës së saj.

Situatë e ngjashme është edhe në shkollën fillore “Shaban Idrizi”, në po të njëjtin qytet. Drejtoresha e kësaj shkolle, Saranda Ademi, theksoi se trendi i migrimit është në rritje dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit nga kjo shkollë kanë migruar 25 nxënës.

Statistikat zyrtare ndërkohë flasin për rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla në nivel vendi për shkak të ikjes jashtë Kosovës të mijëra qytetarëve. Vlerësohet se mbi 90 qytetarë të Kosovës janë larguar në vetëm dy vitet e Një numër shkollash në Mitrovicë kanë shprehur shqetësimin e tyre me rënien e numrit të nxënësve për shkak të ikjes së qytetarëve nga Kosova.

Drejtuesit e Shkollës fillore “Anton Zako Çajupi” dhe shkollës “Shaban Idrizi”, thanë vetëm brenda dy viteve të fundit dhjetarë nxënës të tyre tashmë e kanë braktisur mësimin dhe janë zhvendosur jashtë Kosovës. Ata thonë se në të ardhmen do të përballen edhe me përmbushjen e normës së orëve mësimore.

Tueda Ibrahimi po përjetonte çaste të vështira teksa përshëndetej me shokët e shoqet e klasës…Bashkë me familjen u largua nga Kosova në kërkim të një jete më të mirë. Ky fat pritet që t’i përcjell edhe nxënësit e tjerë të shkollës fillore “Anton Zako Çajupi”, në Mitrovicë. Rrugën e mërgimit pritet që shumë shpejt ta marrin edhe Seula Treca dhe Lorena Cimini.

Vetëm gjatë këtij viti 15 nxënës u larguan nga kjo shkollë, thonë drejtues të saj. Mësimdhënësja Qëndresa Asllani thotë se kjo situatë nuk është e mirë as për nxënësit as për mësimdhënësit. Përshëndetjen me nxënësit që po migrojnë drejt vendeve perëndimore, e cilëson si vështirësinë më të madhe gjatë gjithë karrierës së saj.

Situatë e ngjashme është edhe në shkollën fillore “Shaban Idrizi”, në po të njëjtin qytet. Drejtoresha e kësaj shkolle, Saranda Ademi, theksoi se trendi i migrimit është në rritje dhe vetëm gjatë dy viteve të fundit nga kjo shkollë kanë migruar 25 nxënës.

Statistikat zyrtare ndërkohë flasin për rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla në nivel vendi për shkak të ikjes jashtë Kosovës të mijëra qytetarëve. Vlerësohet se mbi 90 qytetarë të Kosovës janë larguar në vetëm dy vitet e fundit./21Media/