Mijëra hektarë nën ujë, si është situata e përmbytjeve në Shkodër

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 10.01.2021,ora 09.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

-Hidrometri në Dajç në orën 09.00, shënon kuotën 6.28 m.(Kuota max 6.30 m)
-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 09.00,shënon  8.45 m.(Kuota max 8.70 m)
-Hidrometri i lumit Drin në orën 09.00,shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër/ Siperfaqe totale e përmbytur 1595 Ha
Tokë e pakultivuar  493 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1003 Ha
Grurë 55 Ha
Bimë dekorative  40 Ha

5.Pemtore  4 Ha

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 880 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 200 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 658 Ha
Grurë 20 Ha
Pemtore 2 Ha
Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 610 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 245 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 290 Ha
Bimë dekorative 40 Ha
Grurë 35 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 5 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
Tokë e pakultivuar 10 Ha
Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha

Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
Tokë e pakultivuar 30 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Faksweb.al