
Departamenti i Shtetit Amerikan lajmëroi se takimi i aranzhuar për sot mes Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe Kancelares Angela Merkel është anuluar.
Sekretari i Shtetit të SHBA’ve pritej të takohej sot me Kancelaren Angela Merkel dhe Ministrin e Jashtëm Heiko Maas në Berlin.
Departamenti i Shtetit njoftoi se takimet do të duhet të aranzhohen për një datë tjetër për shkak të disa “çështjeve urgjente” por nuk dhanë spjegime të mëtejme.
Po ashtu edhe nga zyret e Kancelares Merkel dhe Ministrit Haas nuk ka patur koment deri tani lajmëron Fox News.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ishte për vizitë në Finlandë si pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Arktikut.
Departamenti i Shtetit deklaroi se Sekretari Pompeo e mirëpret kthimin në Berlin së shpejti që të mbajë takime të rëndësishme që ishin aranzhuar.