Mike Tyson deklarohet për meçin Joshua – Ruiz, ja favoriti i tij për këtë ndeshje

Ish-bokseri i famshëm Mike Tyson është deklaruar për super-meçin që do të zhvillohet vikendin e ardhshëm.

Anthony Joshua do të përballet me kampionin momental botëror Andy Ruiz. Ndeshja do të zhvillohet në Arabinë Saudite me datë 7 dhjetor.

Tyson e ka sygjeruar Anthony Joshua që mos t’a ketë frikën e ri organizimit të Andy Ruizit dhe natyrisht të fokusohet të analizimi i ndeshjes së parë, përcjell Gazeta Blic.

“Natyrisht besoj që është shumë e rëndësishme që Anthony Joshua të fokusohet në ish meçin e tij me Ruiz, duke analizuar filmimet e asaj nate” deklaroi ai.

Kujtojmë që Joshua nuk ishte mposhtur deri në këtë meç dhe për të ishte humbja e parë në karrierën e tij. Tyson gjithashtu deklaroi se Joshua duhet të jetë i qetë dhe duhet të jetë i sigurt për suksesin e tij.

Natyrisht se meçi i fundit e ka bërë të shqetësohet atë, por ai duhet të jetë i sigurt se mund të jetë i suksesshëm.” u shpreh Tyson.I pyetur për fituesin e kësaj sfide ai tha se nuk mund t’a di fituesin por shpreson që të fitoj më i miri nga të dy.

“Unë nuk e di sepse gjithçka është e mundur,” shtoi ai. “Ata janë të dy njerëz të mëdhenjë, më pëlqejnë të dy personalisht, por kjo është një luftë dhe shpresoj se njeriu më i mirë i asaj nate e fiton atë”, përfundoi Tyson.