Milaim Zeka: Do të ketë zgjedhje ose kryeministër nga zarfi

0
289

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka theksuar se vendi do të shkoj në zgjedhje të reja ose do të ketë qeveri teknike me kryeministër nga zarfi. Kjo pasi sipas tij ka dështuar arritja e marrëveshjes ndërmjet Vetëvendosjes e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai në emisionin DPT te Fidani ka theksuar se mënyra se si po sillet Vetëvendosje, nuk do të ketë koalicion.

“80 për qind vendi do të shkoj në zgjedhje të reja”, ka theksuar Milaim Zeka.

Ai ndër të tjera ka thënë edhe se nuk përjashtohet ndonjë opsion B për formimin e qeverisë, ndërmjet LDK-së e PDK-së.

Zeka tutje ka theksuar se mund të ndodhë edhe formimi i ndonjë qeverie teknike, me një kryeministër nga zarfi.