Milaim Zeka për grevat: Ky është shtet sallamadi, i Burdushit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani nesër do të jap një lajm të ri për grevën dhe do të propozojë një koeficient të ri.
Në një debat në televizionin publik, Zeka tha se Hasani do të ofrojë një zgjidhje tjetër që do të jetë e pranueshme për të gjithë.
“Nesër do të dalë kryetari i Komisionit edhe ka me ofru një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të gjithë. Unë a ma përpara e përkrah gruan time që është në arsim, a ministrin. Arsimtarët pushojnë, nxënësit janë në pushim. Ky është shtet sallamadi, i Burdushit. Çone shtetin në grevë. Nesër do të publikohen koeficientet e pagave për mësimdhënësit”, ka thënë Zeka.