Milaim Zeka thotë se VV po i lutet PDK’së: Vijat e kuqe janë rrena dhe mashtrime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se VV po i lutet PDK’së për bashkëpunim rreth rrëzimit të Qeverisë Hoti, shkruan Fokusi.info.

Kështu ka thënë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shtoi se vijat e kuqe janë mashtrim e abuzim.

“A po bindeni qe edhe vijat e kuqe kane qene rrena, mashtrime dhe abuzim, nga ana e VV-se. Tash po i luten PDK-se.”, ka shkruar Zeka.

Ky reagim i tij vjen pasi VV sot nisi mocion për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga LDK, AAK e Nisma, por që i duhen edhe votat e PDK’së për të ndodhur kjo, parti me të cilën njihen si rivale të mëdha./Fokusi.info/