Milani fiton ndaj Romës në “Olimpico”

Milano ka fituar si mysafire kundër Romës në stadiumin “Olimpico” të Romës me rezultat  0-2.

Pjesa e parë i takoi klubi romak të cilët ishin dukshëm më të mirë, por nuk u treguan konkretë para portës kundërshtare.

Goli i parë erdhi nga Patrick Cutrone në minutën e 48-të pas një harkimi në zonë nga Suso. Kurse, Davide Calabria shënoi golin e dytë dhe të fitores në minutën e 74-të.