Milano dhe Napoli ndahen në paqe

Milan dhe Napoli kanë luajtur baras pa gola në ndeshjen e xhiros së 21-të në Serie A.

Kryendeshja e xhiros së 21-të në Serie A ndërmjet Milan dhe Napoli është mbyllur pa fitues.

Asnjë gol nuk kemi parë në ndeshjen, e cila tregoi shumë raste për shënim goli, por të dy portierët ishin në ditën më të mirë të tyre.

Patrick Cutrone ishte lojtari më i rrezikshëm në radhët e Milan, i cili pati dy raste shumë të mira për gol, por Ospina ishte në vendin e duhur.

Në anën tjetër, ishte Lorenzo Insigne që pati një goditje të rrezikshme nga jashtë 16 metërshi, por jo e mjaftueshme për ta befasuar Donnarumman.

Ky barazim nuk i shkoi përshtati asnjërës skuadër, pasi Napoli kështu rrit hapësirën me Juventus, kurse Milan i jem mundësi Romës për ta parakaluar për vendin e katërt.