Milano ka fituar ndaj Lazios

Milani e ka nisur furishëm vitin 2018. Në javën e 22-të në Serie A, të besuarit e Gennaro Gattusos morën tri pikët e arta ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Lazios, duke triumfuar 2-1 në “San Siro”.

Golat për Milanon i shënuan Patrick Cutrone në minutën e 15-të dhe Giacomo Bonaventura në minutën e 44-të, kurse për Lazion shënoi Adam Marusic 20-të.

Kjo fitore e rëndit Milanin në pozitën e shtatë me 34 pikë, 10 larg zonës Champions, ndërsa Lazio renditet në vendin e tretë me 46-të pikë.