Milot Rashica bëhet inspirim për shumë studentë në Gjermani

Milot Rashica është duke kaluar një formë të shkëlqyer kohët e fundit.

Një ditë pasi ai shënoi në Kupën e Gjermanisë, i është rezervuar një suprizë nga disa studentë nga Kosova dhe Gjermania. Rashica është një legjendë për studentët nga Kosova, ose ndoshta një “legjendë e vogël”, siç e pranon vetë futbollisti i talentuar.

“Kosovarët jaën tifozë të mëdhenj të futbollit, gjë që është e dukshme kur luan përfaqësuesja jonë. Të rinjtë dhe të moshuarit janë të pasionuar pas futbollit dhe na mbështesin”, ka Thënë Rashica.

Luani, një student 16 vjeçar nga Prizreni, që ka vizituar Rashicën në Bremen, është shprehur se ai, Rashica, është një shembull për shumë të rinj në Kosovë.

“Ai është një burim frymëzimi dhe motivimi. Rashica është shembull për shumë të rinj nga vendi ynë, për atë që mund të arrish me punë. Ai e ka bërë këtë gjë në një nga ligat më të mëdha të futbollit në botë”, është shprehur studenti kosovar.

Një tjetër studente e re, Emona, po nga Prizreni, tregon gjithashtu përshtypjet e saj për Milot Rashicën. “Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndienje është, që një lojtar nga Kosova është pjesë e një prej klubeve më të forta në Gjermani.

Unë jam tifoze e futbollit, sidomos kur luan ekipi ynë përfaqësues. Kjo më bën të ndihem krenare, sidomos me Milotin. Takimi me të ishte vërtetë diçka e madhe, pasi ai gjeti kohën për t`iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tona”, ka thënë ndër të tjera studentja kosovare.