Milot Rashica shënon gol , Werderi fiton

Milot Rashica ka arritur ta gjejë golin e parë me fanellën e Werder Bremen.

Sulmuesi anësor që e kompletoi transferimin e tij nga Vitesse te Bremen, ka gjetur golin e parë.

Ai ka arritur të shënojë në minutën e 58-të për rezultatin 2-1, ndaj Koln.

Ndeshja ishte në barazim, kur Rashica doli përballë portierit dhe me shumë klasë shënoi në portën e Kolnit.

Werder Bremeni fitoi kundër Kolnit me rezultat 3-1.

Rashica po luan nga minuta e parë në këtë ndeshje.