Ministrat serbë kundërshtojnë blerjen e pajisjeve të blinduara për FSK-në

Qeveria ka miratuar propozimin për pagesën e paradhënies prej 30% të vlerës së kontratës për blerjen e automjeteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Këtë propozim nuk e përkrahën tre ministrat serbë, të cilët abstenuan, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha tha se duhet të kryhet pagesa tek prodhuesi për blerjen e këtyre mjeteve.

“MFSK pas përfundimit të procesit të vlerësimit për furnizim me automjete taktike të blinduara dhe të pablinduara ka dorëzuar kërkesën për pagesën e paradhënien prej 30 % të vlerës së kontratës. Këto mjete duhet të paguhen tek prodhuesi për fillimin e prodhimit”, tha Berisha.