Ministri Hamza liron lëndën e parë pas kërkesave të OAK-së

Njoftojmë të gjithë prodhuesit në Republikën e Kosovës se pas disa kërkesave që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i ka bërë në emër të prodhuesve, ministria ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28.02.2019, deri sa Ministria t’i shqyrtoj kërkesat për ketë vit.
OAK e përshëndetë këtë vendim dhe kërkon nga Ministri Hamza që në të ardhmen mos të përsëriten bllokada të tilla për prodhuesit vendor.
OAK ka reaguar disa herë gjatë këtij viti, e fundit ishte edhe komunikata e mëhershme, në lidhje me këto pengesa të panevojshme për prodhuesit vendor që kanë rezultuar edhe me ndalesa në terminale të lëndës së parë dhe kosto shtesë dhe pengesa në prodhim i cili është shtuar kohëve të fundit si pasojë e vendimit të Kryeministrit Haradinaj dhe për të vendosur taksen 100%.

Lini një Përgjigje