Ministri i Greqisë jep dorëheqje shkaku i emrit të Maqedonisë Veriore

0
274

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.

Nuk është ende e qartë se si lëvizja e Kammenos do të ndikojë tek koalicioni qeveritar.

Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila do të largohet nga koalicioni.