Ministri i MMPH-së s’e di pse përmbaruesit privatë i morën 280 mijë euro për shpronësime

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ende nuk e ka të qartë pse përmbaruesit privatë ia morën rreth 280 mijë euro, në emër të shpronësimeve.

Kështu së paku sipas numrit një të kësaj ministrie, Fatmir Matoshi, që në “Puls” të KTV-së ka thënë se “janë duke e shqyrtuar se çfarë ka ndodhur”.

“Kur jemi tek softueri që duhet të lidhen Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Mjedisit për çështjet e shpronësimeve, fajtor janë pikërisht Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës sepse nuk kanë interes të lidhen”, ka thënë Matoshi.