Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve të Jashtme çerdhe për militantët partiakë

Ministria e Arsimit dhe ajo e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës janë dy dikasteret që janë përdorur më së shumti për punësimin e militantëve partiakë. Në këto dikastere, për nga numri i të punësuarve, prijnë PDK dhe LDK, ndërsa edhe subjektet tjera, kanë të emëruar në pozita të ndryshme.

Ministria e Arsimit dhe ajo e Jashtme po dalin të jenë dy dikasteret që kanë gjet “strehë” më së shumti për militantët partiak.

Partitë politike, Ministrinë e Arsimit e kanë përdor më së shumti për këtë. Pos emërimeve direkte në këtë institucion, është përdorë edhe ndikimi që kanë pasur partitë, për të emëruar edhe rektorë, prodekanë e anëtar të Këshillit Drejtues të universiteteve publike në Kosovë, raporton RTV Dukagjini.

Të punësuarit e PDK-së në MASHT sipas hulumtimeve nga organizata Çohu

Sipas raportit të organizatës Çohu, PDK prinë në numër me 20 të punësuar, e LDK me 17 të tjerë.

 

Të punësuarit e LDK-së në MASHT sipas hulumtimeve nga organizata Çohu

Partia e Kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në Ministrinë e Arsimit, punësimi partiak kap shifrën e 4 personave që përfshinë prodekan, prorektor e anëtar të Këshillit Drejtues.

Të punësuarit e AAK-së në MASHT sipas hulumtimeve nga organizata Çohu

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit në MASHT me punësimet partiake arrin në 5.

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Nisman Social Demokrate ndajnë nga një person në MASHT, njëra është anëtare e Bordit në Universitetin e Pejës, e tjetri Dekan.

Ministria e Punëve të Jashtme, gjithashtu është njëra ndër dikasteret ku punësimet partiake kanë zënë vend. PDK këtu llogaritë 18 persona të punësuar, e LDK me 6.

AAK nga ana tjetër, ka përdor fuqinë politike për të emëruar ambasador e konsuj. AKR nga ana tjetër ka një ambasador.